Flash

U arrestua për korrupsion/ Tushe: Jam sëmurë, vuaj nga zemra dhe diabeti, dua të lirohem

Lapsi.al 21 July 2021
U arrestua për korrupsion/ Tushe: Jam sëmurë, vuaj nga zemra dhe

Ish-kreu i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe kërkon lirimin nga qelia për arsye shëndetësore. Tushe u arrestua pas një operacioni të Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe korrupsionit për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat. Avokati i ish-kryebashkiakut ka depozituar një kërkesë ku bëhet me dije se Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute nga mushkëria si dhe është  alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Po ashtu Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore për të mos qëndruar në qeli.

Fatos Tushe dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë Lushnje u arrestuan disa ditë më parë. Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës pasi rezultojnë të përfshirë në një tender abuziv me fond 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI