Flash

Po shkarkonin sasi të madhe nafte pa dokumentacionin shoqërues, dy të arrestuar në Vlorë

Lapsi.al 30 June 2021
Po shkarkonin sasi të madhe nafte pa dokumentacionin shoqërues, dy

Një 51-vjeçar dhe një 33-vjeçar janë vënë nën prangat e policisë së Vlorës. Shtetasit E.S., dhe E.Sh., janë kapur në flagrancë duke shkarkuar një sasi të konsiderueshme naftë, pa dokumentacion përkatës të origjinës së mallit, në një pikë karburanti të Vlorës.

Sipas hetimeve të bëra nga policia dyshohet se këtë sasi karburanti shtetasi E.SH., e ka siguruar duke shpërdoruar detyrën, gjatë kohës që ka qenë i punësuar pranë kantierit të naftës në fshatin Sherishtë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. S., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe E. SH., 33 vjeç, banues në Fier. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një pikë karburanti në Vlorë, duke shkarkuar një sasi të konsiderueshme nafte, pa dokumentacionin përkatës të origjinës së mallit. Këtë sasi karburanti dyshohet se shtetasi E. SH. e ka siguruar duke shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ka qenë i punësuar pranë kantierit të naftës në fshatin Sherishtë”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Patozi: Vendimi i duhur edhe pse i vonuar

Nga Astrit Patozi E përshëndesim vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e herësit të Damianit, i cili e mbyllte me dry kinez listën e deputet...

16:01

Papa Françesku viziton Greqinë në shtator

Papa Françesku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi në Shtator, pasi ka pranuar ftesën e Presidentes së Republikës, Katerina Sakellaropoulou. Kreu i Kish...

14:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI