Flash

Skandal në qeverinë angleze, Ministri i Shëndetësisë kapet mat duke puthur ndihmësen (FOTO)

Lapsi.al 25 June 2021
Skandal në qeverinë angleze, Ministri i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock u kap mat duke puthur ndihmësen e tij. Sipas Daily Mail, tani posti i tij është në rrezik, pasi akuzohet për një aferë brenda ambienteve të punës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ai shkëmben puthje të nxehta në korridorin e zyrës së tij me ndihmësen Gina Coladangelo.

42-vjeçari njihet prej kohësh me 43-vjeçaren milionere, pasi kanë studiuar së bashku në Oksford.

Të dy janë të martuar. Hancock është i martuar prej 15 vitesh me bashkëshorten Martha dhe kanë tre fëmijë.

Edhe ndihmësja e tij është nënë e martuar me tre fëmijë.

Sipas gazetës ‘The Sun’, prej kohësh përflitej se mes tyre kishte një aferë, derisa vjen momenti i publikimit të këtyre pamjeve.

Hancock kontrolloi mirë korridorin, përpara se të jepte atë puthje pasiononte.

Askush nga palët nuk e ka komentuar këtë ngjarje.

Të këshilluara

Ndërron jetë infermierja e QSUT-së

Një infermiere e QSUT ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku...

09:00

Tërmet në Durrës

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë, mesnatën e sotme, në Durrës. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 03:20, me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter. Për fat të mirë...

09:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI