Flash

Nuk lejonte policinë t’i kontrollonte pronën, arrestohet 42-vjeçari në Malësi të Madhe

Lapsi.al 25 June 2021
Nuk lejonte policinë t’i kontrollonte pronën, arrestohet

Një banor i Gradecit në Malësinë e Madhe u vu nënë prangat e policisë. Shtetasi F.D., në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar për kontroll në banesën e tij, ky i fundit ka kundërshtuar, ndërsa pas kontrollit policia gjeti të kultivuara bimë narkotike.

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u arrestua në flagrancë shtetasi F. D., 42 vjeç banues në Gradec, Malësi e Madhe.

Ky shtetas, në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar për kontroll i ka kundërshtuar ata për të mos i lejuar të ushtronin kontroll në pronën e tij. Në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Të këshilluara

Rihanna harron të shkuarën me Drake

Rihanna po shijon në maksimum historinë e dashurisë me A$AP Rocky dhe që nga momenti që gjithçka është bërë publike ata të dy nuk e kanë fshehur më lidhjen e ty...

12:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI