Flash

Aksidenti tragjik në Vlorë, kjo është makina që i mori jetën familjes me 4 anëtarë (FOTO)

Lapsi.al 25 June 2021
Aksidenti tragjik në Vlorë, kjo është makina që i mori

Përgjaken rrugët e Shqipërisë! Pushimet janë kthyer në tragjedi për një familje, e cila është shuar sapo ishte kthyer nga Greqia, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre të rinj.

Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ku një makinë tip 'Audi' me targa AA 107 XX, me shpejtësi skëterrë mbi 150 km/h, ku udhëtonin 3 të rinj, ka përplasur mjetin tjetër tip 'Toyota' me targa greke, në të cilën udhëtonte një familje me 2 fëmijë të mitur, 14 dhe 9 vjeç. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina 'Toyota' është shtypur dhe shkatërruar totalisht. Për shkak të deformimit të madh, prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë ato.

Trupi i parë që doli nga mjeti 'Toyota' ishte i vajzës më të vogël, Eva Gushi, 9 vjeçe, e cila u nxor ende e gjallë, por humbi jetën pak minuta më vonë. Ndërsa trupat e familjarëve të tjerë Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, u nxorën të pajetë.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin 'Audi', që kushton rreth 100 mijë Euro. Të plagosurit Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi janë jashtë rrezikut për jetën. Të dy mjetet po udhëtonin nga Fieri drejt Vlorës për të kaluar fundjavën në jug.

Të këshilluara

Rihanna harron të shkuarën me Drake

Rihanna po shijon në maksimum historinë e dashurisë me A$AP Rocky dhe që nga momenti që gjithçka është bërë publike ata të dy nuk e kanë fshehur më lidhjen e ty...

12:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI