Flash

Kultivimi kanabisit, arrestohet një person në Lezhë (Emri)

Lapsi.al 25 June 2021
Kultivimi kanabisit, arrestohet një person në Lezhë (Emri)

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person, pasi në fshatin Lufaj, Mirditë është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike. I arrestuari është Luka Luka, si dhe është shpallur në kërkim djali i tij, Përparim Luka. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Mësohet se Përparim Luka, ishte person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 23.04.2021, ka plagosur me qytën e armës shtetasin B. M., 23 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për shtetasin L. U., dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, ‘Kanosja”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” për shtetasin P. U.

Të këshilluara

Rihanna harron të shkuarën me Drake

Rihanna po shijon në maksimum historinë e dashurisë me A$AP Rocky dhe që nga momenti që gjithçka është bërë publike ata të dy nuk e kanë fshehur më lidhjen e ty...

12:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI