Flash

Protesta e qytetarëve/ Veliaj infiltron në media "lajmin" për rikthimin e aboneve

Lapsi.al 24 June 2021
Protesta e qytetarëve/ Veliaj infiltron në media "lajmin"

Në disa televizione dhe portale të cilat janë nën ndikimin direkt të Bashkisë së Tiranës është shpërndarë sot lajmi se abonetë do të rikthehen shumë shpejt për udhëtarët e linjave urbane. Lajmi nuk citon asnjë burim të Bashkisë së Tiranës dhe bie ndesh me planifikimin që kishte bërë Erion Veliaj për ta anuluar abonenë e përgjithshme për 3 muajt e verës.

Mbetet për t'u verifikuar nëse "burimet" janë të sakta kësaj here, apo kjo është një lojë organizuar nga Erion Veliaj për të pakësuar radhët e protestuesve nesër para Bashkisë së Tiranës. Protesta është organizuar nga Organizata Politike që disa ditë më parë nisi një peticion në kryeqytet për rikthimin e aboneve. Më shumë se 10 mijë qytetarë nënshkruan peticionin brenda pak ditësh dhe gjasat janë që shumë prej tyre të jenë nesër në orën 17:00 para bashkisë për të kundërshtuar anulimin e aboneve.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI