Flash

Zbardhet rrëfimi i pilotit grek: Çfarë ndodhi vërtet natën e vrasjes së gruas sime

Lapsi.al 17 June 2021
Zbardhet rrëfimi i pilotit grek: Çfarë ndodhi vërtet

Policia greke njoftoi arrestimin e pilotit 32-vjeçar Babis Anagnostopulos i cili pas 8 orësh marrje në pyetje pranoi se ishte ai që i kishte marrë jetën bashkëshortes së tij Carolinë në prani të vajzës vetëm 1 vjeç. I vënë përballë provave të policisë ai rrëfeu të vërtetën dhe se si e sajoi historinë e grabitjes. Motiv i krimit ka qenë sherri në çift pas vendimit të nënës 20-vjeçare për tu larguar nga banesa.

“Kohët e fundit kishim pasur fërkime. Ky debat doli sërish rastësisht atë mbrëmje. Në një moment ajo e hodhi fëmijën në krevatin e saj dhe më tha të ngrihesha dhe të largohesha nga shtëpia. Ajo më shtyu dhe më goditi me grushte. Mua mu errën sytë dhe e mbyta. Më pas sajova grabitjen” – ka thënë 32-vjeçari përpara hetuesve.

Mësohet se një nga provat që kishte policia ishin të dhënat e nxjerra nga telefoni celular i Anagnostopulos që treguan se ai nuk kishte thënë të vërtetën. Një aplikacion në celularin e tij që regjistron hapat, tregoi se kur ai pretendonte se ishte i lidhur, ai kishte ecur nëpër shtëpi.

Karta e memories në kamerën e sigurisë u hoq në 1.20 të natës, ndërsa sipas tij "grabitësit" hynë në shtëpi 3 orë më vonë. Regjistrimi i fundit në kamera ishte rreth orës 12.30 të natës fatale dhe tregon pilotin të ulur me foshnjën në dhomën e ndenjes së shtëpisë.

Ora biometrike e Carolines regjistroi impulse të rritura dhe më pas asnjë shenjë jete shumë më herët sesa koha kur piloti kishte rrëfyer për vrasjen e saj. Sipas informacioneve çifti ka debatuar atë natë dhe se shkak është bërë vendimi i saj për tu larguar nga shtëpia bashkë me foshnjën e saj vetëm 1 vjeç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI