Flash

Mohoi Serbrenicën, parlamenti i Malit të Zi voton shkarkimin e ministrit

Lapsi.al 17 June 2021
Mohoi Serbrenicën, parlamenti i Malit të Zi voton shkarkimin e

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, këtë të enjte kanë votuar për shkarkimin e ministrit për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç. Shkarkimi i tij është kërkuar nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, pasi që ministri në Kuvend duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës, ka thënë se “është i gatshëm ta pranojë që në Srebrenicë ka ndodhur dhe kryer gjenocidi, vetëm atëherë kur kjo të konfirmohet”. E shkarkimi i Leposaviçit është i mundur me votat e partisë opozitare, DPS e Millo Gjukanoviçit, që ndryshe bojkoton seancat parlamentare, dhe të disa partive tjera siç është Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviçit, që është pjesë e shumicës parlamentare. E Fronti Demokratik tashmë ka paralajmëruar se nuk do të votoj për shkarkimin e Leposaviqit, sikurse Demokratët e Aleks Beçiçit. Megjithatë, për shkarkim të Leposaviçit kanë paralajmëruar se do të votojnë për nga SDP, SD dhe Partia boshnjake dhe ajo e shqiptarëve.

Të këshilluara

Aksident në Llogara, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Qafën e Llogarasë. Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Argjirolajm.net  në aksident është përfshirë një fugon,...

18:51

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI