Flash

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të popullsisë në rajon që ndihen të pasigurt ekonomikisht

Lapsi.al 28 May 2021
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të

Shqiptarët shprehën pakënaqësinë më të lartë për sigurinë ekonomike në raport me vendet e tjera të Rajonit, në një anketë që u bë nga Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC), për Barometrin e Sigurisë në rajon. 28% e të anketuarve në Shqipëri ishin tërësisht të pakënaqur me sigurinë e tyre për gjendjen ekonomike. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, pasi vetëm 24% e boshnjakëve kanë shprehur pasiguri të lartë për gjendjen ekonomike, 21% e shtetasve nga Kosova, 15% e maqedonasve, 7% e malazezëve dhe 15% e serbëve. Anketa tregoi se, malazezët ishin më të kënaqurit për sigurinë e tyre ekonomike, në raport me vendet e tjera të rajonit.

Gjithashtu, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë së saj që është shumë e kënaqur me gjendjen ekonomike. Vetëm 2% e shqiptarëve të anketuar janë shumë të kënaqur me situatën e tyre ekonomike. Në të kundërt, 8% e boshnjakëve ishin shumë të kënaqur, 12% e maqedonasve, 20% e malazezëve, 12% e serbëve, ndërsa Kosova ishte në të njëjtin nivel me Shqipërinë, me 2%. Anketa në Shqipëri, gjithashtu prodhoi përqindjen më të lartë të personave që ndihen mjaftueshëm të sigurt ekonomikisht. 34% e të anketuarve mendojnë në këtë mënyrë, ndërsa 28% e boshnjakëve mendojnë se ekonomia e tyre është e sigurt, 22% e maqedonasve, 33% e serbëve.

Sërish malazezët shfaqen nivelet më të larta të sigurisë sa i takon mjaftueshmërisë ekonomike, pasi 42% ishin mjaftueshëm të kënaqur. Vetëm qytetarët e Kosovës janë treguar disi më realistë, thuhet në analizën e RCC, pasi 50% e tyre kanë mbajtur qëndrim neutral, as shumë të kënaqur dhe as shumë të mërzitur, me gjendjen e tyre ekonomike. Ndërsa 40% e shqiptarëve mendojnë se perspektiva ekonomike nuk është e mirë, kundrejt 29% që kanë qëndrim neutral dhe 31% mendojnë se, ekonomia e tyre do të përmirësohet.

Në rajon, më pesimistët për ekonominë e së ardhmes mbeten maqedonasit, pasi 52% e tyre mendojnë se gjendja do të përkeqësohet, ndërsa më optimistët në rajon janë malazezët, pasi vetëm 12% e të anketuarve mendojnë se ekonomia e tyre do të përkeqësohet.

Kur vjen puna te siguria ekonomike, burrat në Ballkan janë më të kënaqur (40%) sesa gratë (32%). Analiza e RCC tregon se Barometri Ballkanik i sigurisë në edicionin 2021 shënoi përmirësime të perceptimit për sigurinë ekonomike. Një vit më parë, shumica e të anketuarve ishin të pakënaqur me gjendjen ekonomike. Tani, siguria ekonomike perceptohet më pozitivisht, pasi 38% janë të kënaqur dhe 30% të pakënaqur.

Në raport me vitin 2020, numri i të pakënaqurve u ul me 16%, dhe numri i të kënaqurve u rrit me 14%. Në të gjithë rajonin pak më shumë se një e treta (38%) perceptojnë situatën e sigurisë si të kënaqshme, ndërsa pak më pak se një e treta (30%) nuk janë të kënaqur./Monitor

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Moti mbetet i freskët dhe gjatë gjithë ditës i paqëndrueshëm. Janë orët e mesditës që do të kenë vranësira më të shpeshta, kryesisht në veri dhe zonat lindore k...

07:12

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI