Flash

Kryesia e PD miraton sot kandidatët për kryetar. Asnjë rival në mbrojtje të Berishës

Lapsi.al 23 May 2021
Kryesia e PD miraton sot kandidatët për kryetar. Asnjë rival

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 18:00 për të miratuar kandidaturat për kryetar partie të Lulëzim Bashës, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi për zgjedhjet që do zhvillohen më 13 qershor.

Surprizë ishte se Agron Shehaj shpalli kandidaturën e tij ditën e fundi duke u bere i vetmi deputet qe ka fituar në zgjedhjet e 25 prillit qe do te konkuroje kryetarin aktual.

Lulzim Basha kërkon të zgjidhet për herë të tretë në krye të PD. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Basha është shprehur se do të vazhdojë betejën për rrëzimin e qeverisë Rama, ndërsa këtë të fundit e ka akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve.

Largimin e Bashës e ka kërkuar grupi “Për PD” brenda partisë. Ata kanë propozuar Edith Harxhin dhe Ibsen Elezin si kandidatë për kryetarë të partisë. Ky grup ka kërkuar gjithashtu shyrjen e datës së zgjedhjeve. Pjesë e grupit “Për PD” janë edhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani dhe ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami.

 

Kryesia që do të mblidhet sot do të vendosë nëse kandidaturat janë në përputhje me statutin e partisë. Zgjedhjet Blitz te 13 qershorit zhvillohen nën traumën e shpalljes non grata nga departamenti i shetit per Berishën. Deri me tani asnje nga kandidatet nuk ka shpallur mbrojtjen e berishizmit si linje te veten.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI