Flash

Milan, Napoli apo Juventus: ja kombinimet në luftën për Champions e mbijetesën në Serie A

Lapsi.al 17 May 2021
Milan, Napoli apo Juventus: ja kombinimet në luftën për Champions

Java e 37 e Serie A ka dhënë dy verdikte të tjera të rëndësishme për zonën Champions. Për të tretin vit radhazi, Atalanta fiton një vend në Europën e emrave të mëdhenj, ndërsa Lazio i thotë lamtumirë garës. Kështu, janë tre skuadra që do të rivalizojnë deri në sekondën e fundit për dy vendet e mbetura për Champions League: Milan, Napoli dhe Juventus. Në zonën e kuqe të renditjes, barazimi i Benevento shpëton Cagliari dhe lejon Torinon të mbetet në Serie A nëse bën edhe një pikë: kampanëve ndërkohë i duhet një mrekulli.

90’ nga fundi i sezonit ka shumë kombinime të mundshme dhe situata është akoma e komplikuar. Sidomos në lidhje me luftën për një vend në Champions League. Në rast të arritjes në pikë të barabarta, në fakt, përplasjet e drejtpërdrejta dhe klasifikimi i përplasjeve treshe duhet të vlerësohet. Rregullorja thotë se me të njëjtat pikë kriteret për hartimin e një renditje janë pesë: pikët e shënuara në ndeshje direkte, diferenca e golave në këto ndeshje, diferenca totale e golave, golat totale të shënuara, barazimet. Por le ta shohim situatën në detaje.

MILAN - 76 pikë

Kundër Cagliari dështoi në mundësinë e parë, por me një fitore në Bergamo ndaj Atalantës do të arrinte Champions dhe vendin e dytë në kampionat. Mbërritja e mundshme në pikë të barabarta (76) me Napolin dhe Juventusin. Në këtë rast mini tabela do të ishte: Milan 6 (diferenca e golave +2), Napoli 6 (diferenca e golave -1), Juventus 6 (diferenca e golave -1). Kështu që ata do të kualifikoheshin për Champions Milan dhe Napoli (të kaltrit para bardhezinjve në diferencën e përgjithshme të golave nëse nuk humbasin me dhjetë ose më shumë gola ndaj Veronës). Sa i përket përplasjeve të drejtpërdrejta, situata e kuqezinjve është si më poshtë:

- Në avantazh ndaj Juve (1-3 në Milano, 0-3 në Torino)

- Në epërsi ndaj Napolit (fitore 1-3 dhe humbje 0-1)

NAPOLI - 76 pikë

Për të mbajtur Juven pas dhe për të shkuar patjetër në Champions League, Napoli duhet të fitojë kundër Veronës. Përndryshe situata mund të ndërlikohet. Në këtë moment të kaltrit janë +1 mbi bardhezinjtë dhe në kuotë të barabartë me kuqezinjtë dhe nga këtu deri në fund gjithçka mund të ndodhë akoma duke kryqëzuar rezultatet me të besuarit e Pirlos dhe Piolit. Por le të shohim në detaje situatën e përplasjeve të drejtpërdrejta të ekipit të Gattuso në rast të mbërritjes në pikë të barabarta.

- Në disavantazh me Milanin (1-3 në Maradona dhe 0-1 në Milano)

- I barabartë me Juve (2-1 në Torino, 1-0 në Maradona), por përpara bardhezinjve në diferencën e përgjithshme të golave

JUVENTUS - 75 pikë

Për momentin Juve është i pesti me 75 pikë, me Ligën e Kampionëve të varur në fije të perit për Pirlon. Për të arritur kualifikimin, Juve duhet të mundë Bolonjën dhe të shpresojë që Milani të mos fitojë në Bergamo, ose që Napoli të mos fitojë me Veronën. Por le të shohim në detaje situatën e përplasjeve të drejtpërdrejta të bardhezinjve.

- Në disavantazh me Milanin (1-3 në Milano, 0-3 në Torino)

- I barabartë me Napolin (2-1 në Torino, 1-0 në Maradona), por prapa të kaltërve në diferencën e përgjithshme të golave

LUFTA PËR MBIJETESË

Situata e Beneventos është e dëshpëruar, madje edhe më shumë pas barazimit me Crotonen. Spezia dhe Cagliari janë të sigurt, Torino dhe kampanët vazhdojnë të luftojnë për të mos zbritur. Për granatat mjafton vetëm një pikë mes Lazios (rikuperimi) dhe Beneventos për të qëndruar aritmetikisht në Serie A. Në vend të kësaj, skuadra e Inzaghit duhet të shpresojë që bardhekaltrit e të vëllait të mundin Torinon dhe më pas të fitojë ndeshjen kundër formacionit të stërvitur nga Nicola: të dy do të kishin 35 pikë por, pas ndeshjes së parë 2-2, përplasja e drejtpërdrejtë do të favorizonte Beneventon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI