Flash

Video/ Përmbysje në tetë minutat e fundit: Suarez shtyn Atleticon drejt titullit, Real mban hapin, Barcelona jo

Lapsi.al 16 May 2021
Video/ Përmbysje në tetë minutat e fundit: Suarez shtyn Atleticon

Mbrëmje dramatike në Spanjë, në javën e 37 të La Liga. Vuajtje totale për Atletico Madrid që, 90 minuta nga fundi i kampionatit është ende zot i fatit të tij për sa i përket titullit kampion: 2-1 me përmbysje në shtëpi kundër Osasuna, në tetë minutat e fundit falë Renan Lodi (82') dhe Suarez (88'). Colchoneros mbajnë kryesimin +2 nga Real Madrid, që gjeti golin e fitores në minutën e 68 me Nacho në fushën e Bilbaos. Barcelona del jashtë loje pas humbjes 1-2 kundër Celta Vigo në Camp Nou.

Luis Suarez shënon golin më të rëndësishëm për titullin kampion të Simeones. Uruguajani që u konsiderua i pavlefshëm nga Barcelona, po i jep trofeun Colchoneros, pikërisht në ditën që katalanasit dolën jashtë gare të mundur në shtëpi nga Osasuna. Atletico vuajti shumë dhe pësoi në minutën e 75 një gol nga Budimir, në asistin e Ruben Garcias, që ngjante me kapitullimin. Por pikërisht në gjashtë minuta cmenduri, vendasit përmbysën gjithcka me Lodi e Suarez dhe tani janë 90 minuta nga titulli.

Shpresoi deri vonë Real Madrid të bënte një parakalim spektakolar në javën e parafundit të kampionatit. Zidane arriti të marrë një fitore në një fushë delikate si Bilbao, duke mundur 0-1 Athletic me golin e Nachos. Mbrojtësi vendosi ndeshjen në minutën e 68, ndërsa dalja me karton të kuq e Raul Garcias një minutë nga koha e rregullt vetëm sa hoqi ethet e minutave të fundit për Blancos, që tani duhet të vazhdojnë të ndjekin ëndërrën titull edhe në javën e fundit, duke shpresuar se ndoshta fati nuk do të jetë më me Atleticon.

83 pikë për Colchoneros e dy më pak për Real Madrid, ndërsa ka dalë nga gara me 76 pikë Barcelona, që është mundur 1-2 në shtëpi nga Osasuna. Katalanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 28 me Lionel Messi, ndërsa u përmbysën nga një dygolësh i Santi Mina, që do ti kishte humbur Koeman edhe vendin e tretë, por për fatin e teknikut hollandez, Sevilla u dërrmua 4-0 nga Villareal.

SPAIN - LALIGA SANTANDER

Athletic Bilbao 0 - 1 Real Madrid

Atletico Madrid 2 - 1 Osasuna

Barcelona 1 - 2 Celta Vigo

Cadiz 1 - 3 Elche

Deportivo Alaves 4 - 2 Granada

Getafe 2 - 1 Levante

Real Betis 1 - 0 SD Huesca

Real Sociedad 4 - 1 Real Valladolid

Valencia 4 - 1 Eibar

Villarreal 4 - 0 Sevilla

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI