Flash

"Është e shkruar çfarë do të ndodhë": Shehi i dorëzohet fatit, jashtë Europës me dilema për të ardhmen

Lapsi.al 17 May 2021
"Është e shkruar çfarë do të ndodhë":

“Të vjen keq, në këtë fazë ku jemi nuk ke kohë rikuperimi, dhimbja është dyfishë e madhe. Ky është verdikti që të jep fati, është e shkruar çfarë do të ndodhë dhe kjo ndodhi sot. Të them që s’kam alternativa? Sulmuesit nuk bëjnë gol? Nuk e them këtë. Kur ndeshjet fitohen nga lojtarët, kur humbasin përgjegjësitë i kam unë". Tekniku i Tiranës, Orges Shehi, nuk fshihet pas fjalëve dhe i del humbjes përballë, në mbrojtje të lojtarëve, që në këndvështrimin e teknikut kanë dhënë gjithcka. Jo vetëm sot, por që kur durrsaku është ulur në pankinën bardheblu.

Pas një rikuperimi impresionues, Shehi dhe Tirana janë ndalur nga Laçi, që ka nxjerrë jashtë Europës kryeqytetasit, duke lënë tashmë dilema të mëdha për të ardhmen. Natyrisht përvec faturës financiare, në klub do të vendoset edhe për linjën teknike të re të bardhebluve e në këtë pikë, të paktë mund të jenë ata që e kanë të sigurtë qendrimin. Për atë që ka treguar këtë vit ndoshta Shehi meriton rikonfirmimin, por në situata ku peshojnë arkëtimet e mëdha të munguara gjithcka mund të ndodhë: "Kemi folur me presidentin, për lojtarët që na duhen në sezon, por fokusimi më i madh ka qenë te ndeshjet, ishim pranë objektivave. Tani të shikojmë. Në dy ndeshjet e radhës do të luajmë për fitore, sepse kjo është fanella e Tiranës" përfundon tekniku.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI