Flash

Inter, Stellini flet në vend të Contes: "Episodet komentojnë vetë..."

Lapsi.al 16 May 2021
Inter, Stellini flet në vend të Contes: "Episodet komentojnë

Pas disfatës me Juven, Antonio Conte nuk doli të flasë siç ishte planifikuar duke lënë Cristian Stellinin të prezantohet tek mikrofonat. "Si po e përjeton Conte këtë moment? Me qetësi, në këtë cast ne jemi duke e shijuar plotësisht momentin - shpjegoi ndihmësi i trajnerit të Interit. Ne kemi ende një javë kohë për të nderuar dhe provuar se jemi skuadra më e fortë në këtë kampionat. Po e bëjmë me mentalitetin e duhur, edhe sot e vërtetuam”. "Skuadra në fushë bëri atë që duhej dhe gëzimi për titullin e fituar mbetet - shtoi ai -. Pastaj disa episode janë aq të qarta dhe të dukshme sa flasin vetë...".

"Ne bëmë atë që duhej të bënim - shtoi Stellini -. Djemtë u treguan të aftë dhe luajtën një ndeshje të mirë. Mund të kishte shkuar më mirë. Donim të respektonim angazhimin dhe titullin që kishim fituar." "Që sezonin e kaluar bëmë një paraqitje të rëndësishme - vazhdoi ai. Këtë vit ne fituam titullin dhe në të ardhmen duhet të përmirësohemi në qasjen tonë ndaj ndeshjeve të Ligës së Kampionëve". "Duhet të përmirësojmë rezultatet tona në Evropë dhe të ngremë nivelin teknik - shtoi zëvendësi i Contes -. Ne krijojmë shumë shanse shënimi, por jo gjithmonë i kemi realizuar ato në mënyrën më të mirë".

Pastaj disa fjalë për performancën e Lautaro Martinez: "Ai është një sulmues që të kujton Agueron. Ai ka shumë hapësirë për përmirësim dhe është rritur shumë sepse ka punuar po kaq shumë". "Ai gjithashtu bën shumë punë të pista për ekipin - shtoi ai -. Nuk është e lehtë për të gjetur një sulmues me karakteristikat e tij." "Ne jemi shumë të kënaqur me të e nuk i dëgjojmë zërat e merkatos - përfundoi Stellini -. Ai është një lojtar i Interit dhe Interi dëshiron ta mbajë shtrënguar."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI