Flash

Video/ "Kualifikimi më i bukur": Atalanta në Champions, Spezia e Ismajlit 'shpëton'

Lapsi.al 15 May 2021
Video/ "Kualifikimi më i bukur": Atalanta në Champions,

Atalanta merr tre pikët dhe zyrtarisht edhe kualifikimin për në Ligën e Kampionëve. 4-3 i arritur jashtë fushe kundër Genova është rezultat i një pjese të parë perfekte nga lojtarët bergamask (golat nga Zapata, Malinovskyi dhe Gosens) e ndjekur nga një pjesë e dytë plot shpërqendrime: 1-3 nga Shomurodov pastaj 1-4 nga Pasalic dhe në fund vuajtja e rikuperimit genoan me një penallti (prekje e topit me dorë e Gosens në zonë) nga Pandev dhe goli i dytë personal i Shomurodov.

Gian Piero Gasperini mund ti gëzohet tani fitores në Marassi, që e kualifikon në Champions League për të tretin vit radhazi. "Ky vit u duk edhe më i vështirë - tha trajneri -. Ekipi pati një reagim të shkëlqyer nga dhjetori e tutje, për më tepër kualifikimi arriti një ditë më herët. Kualifikimet janë të gjitha të bukura, por ai i këtij viti ka shije më të mirë. Kupa e Italisë od të ishte kurorëzimi i këtyre sezoneve. Në këto vite ne kemi arritur tre kualifikime në Ligën e Kampionëve dhe dy finale, trofeu mund të jetë qershia mbi tortë ".

Spezia e Ardian Ismajlit ka siguruar qendrimin në Serie A, me një javë avancë, pasi mundi Torinon 4-1. Ndeshja perfekte në përplasjen direkte për 'shqiponjat', që shkuan në pushim me avantazhin e dy golave përpara intervalit me Saponaran dhe penalltinë e Nzola. Në pjesën e dytë, Belotti u përpoq të rihapë ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë, por Nzola dhe më pas Erlic vulosën pokerin vendimtar për qëndrimin në Serie A. Toro tashmë është në rrezik të madh një javë nga fundi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI