Flash

OKB: Në prill u realizua furnizimi i dytë me vaksina nga COVAX në Shqipëri

Lapsi.al 30 April 2021
OKB: Në prill u realizua furnizimi i dytë me vaksina nga COVAX në

Sipas të dhënave nga OKB, Shqipëria ka marrë nga COVAX këtë muaj furnizimin e dytë me vaksina.

“Më shumë se 430 mijë vetë janë vaksinuar në Shqipëri që nga janari e deri tani”,  tha të enjten (29.04) Fahran Haq, zëvendës-zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm.

Shqipëria do të marrë sasinë e mjaftueshme nga COVAX-i për të vaksinuar 20 përqind të popullsisë deri në fund të këtij viti, tha Haq në konferencën e përditshme të shtypit. COVAX është partnere me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Komisionin Europian. COVAX ka marrë përsipër të furnizojë gjatë këtij viti 2 miliardë vaksina në botë dhe të sigurojë nga donatorët 1,8 miliardë doza të tjer vaksinash. COVAX ka dërguar deri tani vaksina në 100 vende të botës.

Haq tha se ekipi i OKB-së në Shqipëri ka ndihmuar në fushatat bindëse për të nxitur vaksinimin dhe parandaluar përhapjen e COVID-19. Kurse Organizata Botërore e Punës, (ILO) ka mbështetur gratë që janë prekur nga pandemia duke ndihmuar për shembull me para gratë që kanë humbur punën në industrinë e tekstilit.

Fondi për fëmijët i organizatës, UNICEF, ka dhënë mbështetje në sektorin e edukimit duke ndihmuar me platformat online për fëmijët në nevojë. Kurse agjencia për refugjatët, UNHCR ka ndihmuar me ushqime dhe konsultime bashkë me refugjatët edhe të tjerët./DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Moti mbetet gjatë gjithë ditës me kthjellime e vranësira kalimtare dhe shumë i ngrohtë në të gjithë territorin.Temperaturat e ajrit vijojnë me një rritje prej 1...

07:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI