Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të premte ka reaguar në lidhje me raportin e Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, ku theksohet se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta thekson se ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është drama më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit. Sipas presidentit sfida është reflektimi dhe zgjidhja urgjente e një fenomeni të tillë.
Kreu i shtetit thekson se me këto ritme Shqipëria rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.