Flash

Kurti: Dialogun me Serbinë mund ta rinisim në qershor

Lapsi.al 29 April 2021
Kurti: Dialogun me Serbinë mund ta rinisim në qershor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Brukseli ka deklaruar se pritet që qershori të jetë dhe muaji që dato do të nisin dialogun me Serbinë.

Gjatë konferencës së përbashkët me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kurti theksoi se gjatë muajit maj do të takojë opozitën në Kosovë për të diskutuar për dialogun, ndërkaq theksoi se do të marrë pjesë në darkën e punës që do të organizohet gjatë muajit maj me liderët e Ballkanit në Bruksel.

Kurti theksoi se kanë nevojë për kohë, për të pasur më shumë informacione dhe dokumentet e marrëveshjeve të kaluara, për të përgatitur mirë këtë dialog.

“Javën e ardhshme do të aprovojmë programin qeverisës, dhe planin e punës dhe ai duhet të dërgohet për diskutim në Parlamentin e Kosovës. Në anën tjetër, kemi nevojë për më shumë informacione dhe dokumente për marrëveshjet e kaluara dhe procesit në përgjithësi për tu përgatitur për këtë. Gjatë muajit maj do të takojmë opozitën në Kosovë që të kemi edhe kontributin e tyre. Vetëm duan dialog të përgatitur mirë. Fillimisht në maj do të kemi këtë darkën e punës me prijësit e Ballkanit Perëndimor. Pastaj në qershor mund të fillojmë me kapitullin tjetër të dialogut”, a thënë Kurti.

Ndër  të tjera ai ka theksuar se dhe në takimet e tjera që ka realizuar një temë kryesore pas dialogut ka qenë dhe sigurimi i vaksinave.

“Në mëngjes jam takuar me sekretarin e NATO dhe më vonë do të takohem me presidenten e Komisionit Evropian. BE dhe NATO nuk kanë alternativë për Kosovën. Këtë e kemi parë edhe gjatë kohës së pandemisë. Kosova është vend që as nuk mund ta imagjinojë të marrë vaksina nga vendet e lindjes sidomos nga Kina dhe Rusia. Ne jemi duke shikuar nga Evropa. Ne kemi pasur një fitore të madhe me 14 shkurt. Ne duam të tregojmë se për ne kjo vizitë nuk është vetëm simbolike, prandaj edhe ne jemi takuar me komisionarë ku kemi biseduar për tema të ndryshme dhe ne duam që t’i bashkërendojmë me Bashkimin Evropian për temat dhe prioritetet tona. Ne gjatë pandemisë kemi marrë 24 mijë vaksina, do të marrim një kontingjent tjetër në maj, porse neve na duhen më shumë në mënyrë që diaspora të mund të vije gjatë verës në mënyrë që të rritet ekonomia. Ne jemi shumë të varur nga diaspora dhe gjatë kësaj kohë të pandemisë është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI