Flash

Gazetarja Klodiana Lala: Policia fshehu faktet, Klementit të Elbasanit iu gjetën karta identiteti në makinë

Lapsi.al 29 April 2021
Gazetarja Klodiana Lala: Policia fshehu faktet, Klementit të Elbasanit iu

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar për përplasjen me armë zjarri në Elbasan, për të cilën është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, një personazh i njohur në këtë qytet pasi pak vite më parë u përfshi në një tjetër përplasje me policinë para tregut Agro-Ushqimor të Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala, thotë se Xhaferrit, të njohur edhe si Kel Çami, i janë gjetur në mjet karta identiteti, pasaporta dhe ID të qytetarëve.

Lala shton se prokuroria duhet të pranojë publikisht se po e heton këtë ngjarje edhe për blerje votash, e jo vetëm për vrasje në tentativë.

"Ne automjetin qe Klement Xhaferri perdorte diten e ngjarjes se rende te Elbasanit u gjeten karta identiteti, pasaporta dhe ID te qytetareve te ndryshem. Policia e fshehu kete fakt te rende. Sot Kel Cami eshte ne kerkim per vrasje ne tentative, por prokuroria duhet te dale publikisht e te pranoje qe po e heton edhe per blerje votash. Per kujtese Kel Cami ka qene i perfshire edhe  ne ngjarjen e ish-Tregut Agroushqimor ne Elbasan ku u sulmua policia.

Polici e korruptuar dhe qe fsheh provat.

ps.e hodha kete status sepse raportimi im nga Elbasani mesa duket kaloi ne heshtje per shkak se te gjithe e kishin mendjen te rezultati i zgjedhjeve!", shkruan gazetarja Klodiana Lala në rrjetet sociale.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Video-2021-04-29-at-11.42.58-AM-1.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Video-2021-04-29-at-11.42.57-AM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI