Flash

Kim: SHBA mbështet fort thirrjen e kryeprokurorit për hetimin e krimit zgjedhor

Lapsi.al 29 April 2021
Kim: SHBA mbështet fort thirrjen e kryeprokurorit për hetimin e krimit

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i bashkohet thirrjes së Prokurorit të Përgjithshëm që prokurorët të hetojnë krimin zgjedhor.

Znj.Kim, thotë se SHBA e mbështet fort thirrjen e Çelës, teksa thekson se askush nuk është mbi ligjin.

Ajo po ashtu thekson se Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën me pavarësi e integritet.

Sot Prokurori i Përgjithshëm i bëri thirrje të gjithë prokurorëve të rretheve që të nisin hetimet për kallëzimet e bëra pranë KQZ e institucioneve të tjera lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

"Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore. Supports e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin", shkruan Kim.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI