Flash

Numërohen 88% të kutive, vijon procesi në disa qarqe deri në votën e fundit

Lapsi.al 27 April 2021
Numërohen 88% të kutive, vijon procesi në disa qarqe deri në

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare po shkon drejt fundit. Deri më tani janë numëruar 4653 qendra votimi nga 5199 në total ose thënë ndryshe rreth 88% të votave. Në disa qarqe numërimi është mbyllur ndërsa në të tjerë vijon ende.

Në qarkun e Tiranës, procesi i numërimit të votave është ndërprerë në të gjitha KZAZ-të dhe pritet të rinisë në orën 08:00. Ky proces është ndërprerë gjatë natës për shkak të lodhjes së numëruesve.

Qarku i Shkodrës në veri duhet të numërojë edhe 18 qendra votimi. Në këtë qark nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të mandateve dhe sipas rezultateve të deritanishme, PD merr 5 mandate, 3 PS, 2 PSD dhe 1 LSI.

Procesi është drejt përfundimit edhe në qarkun e Elbasanit, pasi edhe 8 kutitë e fundit për t’u numëruar në këtë qark.

Në Krujë janë numëruar 38 kuti votimi nga 92 në total.

Numërimi në qarkun e Beratit, po ashtu, pritet të përfundojë dhe mësohet se kanë mbetur për t’u numëruar edhe 11 qendra votimi.

 

 

Të këshilluara

PS shpallet fituese edhe në Belsh e Librazhd

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Belshit dhe atë të Librazhdit, ku forcë e parë ka dalë Partia Socialiste. Kështu, rezultatit në 45 KZAZ-...

17:51

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI