Procesi i numbrimit në vendin tonë vijon. Deri më tani janë numëruar 4588 qendra votimi nga 5199 në total ose thënë ndryshe rreth 88% të votave. Nga rezultatet e tanishme, Partia Socialiste vijon të ruajë vendin e parë me 48.7%. PD vijon me 39.4 dhe LSI 6.9%.
Megjithëse së fundmi ka humbur një mandat, Partia Socialiste vijon që të kryesojë zgjedhjet e vitit 2021 në rang kombëtar, me 72 mandate, ose 48.62%. Ndërkohë Partia Demokratike ka marrë 39.2% duke siguruar 59 mandate. Lëvizja Socialiste për Integrim në këto zgjedhje deri më tani ka siguruar 6 mandate duke marrë 6.86% të votave.