Flash

“Në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit”, Basha pritet me daulle e brohoritje

Lapsi.al 18 April 2021
“Në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit”,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me banorët në Tropojë në kuadër të fushatës elektorale. Kryedemokrati Basha është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij të cilët e kanë shoqëruar me daulle dhe kërcim popullor të zonës teksa kanë thirrur  “Rama ik”.

Gjithashtu ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë nr.9, për anëtarësimin në BE, rritjen e punësimit, rikthimin e të rinjve dhe rivendosjen nënprefekturë të Tropojës.

 “Deklarimi nënprefekturë i Tropojës dhe zhvendosja e shërbimeve në Bajram Curr, nuk do të udhëtojnë më me kilometra për një dokument. Shërbime për njerëzit afër njerëzve. Në 25 prill votimet do të jenë më të rëndësishme të këtij vendi. Shpresën, besimin e ndjej kudo. Nëse doni që ky vend të ecë përpara, të marrin vëmendjen investimet që meritojnë të gjithë bashkë të votojmë nr.9,” tha Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI