Flash

Mbi 7500 efektive policie të cilët do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Lapsi.al 17 April 2021
Mbi 7500 efektive policie të cilët do të angazhohen për

Siguria dhe rendi në zgjedhjet e 25 prillit do të garantohet nga policia e shtetit, e cila tashmë ka një plan konkret sesi do të menaxhohet procesi.. Janë mbi 7500 efektive policie të cilët do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili, tregon se cilat kanë qenë hapat e ndjekur që prej dhjetorit të vitit 2020, nga policia.

Vasili: Hapi i parë ka qenë trajnimi në terren. Hapi i dytë është i mbarëvajtja e fushatës zgjedhore. Faza e tretë është garantimi i rendit gjatë votimit dhe faza e katërt do të jetë garantimi i sigurisë gjatë procesit të numërimit të votave.

Përsa i përket zonave të nxehta, Vasili tha se nuk ka qarqe prioritare, por janë marrë të gjitha masat dhe janë garantuar mjetet që procesi të mos ketë

Vasili: Duke pasur parasysh edhe zgjedhjet e kaluara, aty ku mendohet, megjithëse ne nuk kemi ndonjë informacion të tillë, janë marrë të gjitha masat, kemi fokusuar të gjithë vëmendjen, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, dhe autoritetet do të ndërhyjnë në bazë të akteve ligjore në fuqi.

Ndërkaq, është hartuar një plan bashkëveprimi me Gardën e Republikës, për të garantuar sigurinë e figurave të larta politike, gjatë takimeve që ata po zhvillojnë. Policia e Shtetit, bashkëpunim do të ketë edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, për të ruajtur objektet e rëndësisë së veçantë, gjatë kohës që uniformat blu do të jenë me detyrën e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI