Flash

Rama mbyll sytë para skandalit, falenderon patronazhistët: Punojnë vullnetarisht!

Lapsi.al 17 April 2021
Rama mbyll sytë para skandalit, falenderon patronazhistët:

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një takim me të rinj në Durrës, ndërsa ka dhënë edhe një shifër të mandateve që fiton PS në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fjalës së tij ai shprehu falënderime për të rinjtë dhe angazhimin e tyre, madje falënderoi publikisht patronazhistët e PS, ndërsa shtoi se kjo parti është një rrjet i organizuar.

Rama tha në ndeshje mund të fitojë rezultatin 74 deri në 78.

“Sot ata që nuk e dinë se çfarë pune, çfarë angazhimi të padukshëm ka brenda PS, kanë zbuluar fjalën patronazhist, dhe e sjellin vërdallë e vërdallë, duke e deformuar kuptimin e saj. Për faktin se ata nuk e dinë se PS, është një familje ku të angazhuarit brenda familjes punojnë. Punojnë vullnetarisht, pas pune, pas shkolle, punojnë duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi. Për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Sepse beteja e përditshme e PS është beteja për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve. Pastaj çuditen, sepse shkojnë dhe zbresin në fushën e lojës me atë gafurrjen të dikujt që mendon dhe që beson e kujton se i takon fitorja dhe se është i fituar. Kur hyn në fushën e lojës me ne, fillojnë dhe kuptojnë që nuk është kaq e lehtë. Kur bie bilbili dhe shohin rezultatin është 74 deri ne 78. Natyrisht për gjerat që kemi bërë, për besimin, dhe bindjen e shumicës së shqiptarëve se PS është e vetmja forcë që çon në majë vendin, edhe për faktin se PS nuk është Edi Rama, apo disa ministra apo disa deputetë që për shkak të detyrës dhe pozicionit janë të ekspozuar në sytë e njerëzve. PS është një rrjet i organizuar mendjesh dhe zemrash që janë në të gjithë Shqipërinë. Rezultati për PS, për të cilin sot e shihni dhe hapin sytë kur unë ua them në ballafaqimet meditike është rezultati i angazhimit të secilit prej jush, nga veriu në jug, nga linda në perëndim. Për këtë unë ju jam, të gjithë mirënjohës, të gjithë patronazhistëve, aktivistëve të PS. Pasi fitorja jonë, është një fitore që krijohet nga puna dhe angazhimi i tyre. Ju bëj thirrje që mos lini asnjë derë pa trokitur.”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI