Flash

Rama si fallxhore në Gjirokastër, hap letrat: Kush voton LSI-PD, derrin maç do merrni. Ilirin lart dhe Saliun poshtë

Lapsi.al 17 April 2021
Rama si fallxhore në Gjirokastër, hap letrat: Kush voton LSI-PD,

Kryeministri Edi Rama është marrë me letrat sot në Gjirokastër, teksa iu ka treguar qytetarëve të pranishëm se ka takuar një fallxhore që i kishte treguar numrat 6 dhe 9, dy numrat e PD dhe LSI në fletën e votimit. Duke iu referuar thirrjes së tij për kreu ne PD Lulzim Basha, për t’u ndarë nga Berisha, Meta dhe Kryemadhi, Rama tha se nuk mund të ndahen 69. Sipas tij, po vajte tek 69 të merr djalli dhe të çon në djall.

“Sonte në darkë do të më shikoni tek Fevziu i vërtetë. Është djali i xhaxhait të tij, por ky i ka marrë studion, ky tjetri sonte, por i vërteti është ky sonte. Aty takova një fallxhore dhe pas emisionit më tha fallxhorja, ça bën që i thua Lulit ndahu. Si të ndahet Luli tha. I thashë çfarë po më thua. Ore ngele duke thënë ndahu, ua ke parë numrat ti. Çfarë numrash i thashë dhe më dha letrat. Tha po ça numri është ky? 6 i thashë. Jo tha është 9. Ça numri është ky? Se ty të kemi dhe mësuese matematike (6,9). Të kuptoj tha, s’ke faj ti. Edhe ty të kuptoj. Prandaj edhe ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune njerëzimi, ka rënë dakord që ky është numri i djallit, 69. Vajte tek 6, 9-ën ke, vajte tek 9, 6 ke. More 69-ën të mori djalli dhe të çoi në djall. Prit se nuk kam mbaruar. Unë jam i bindur, jam i sigurt që ju që jeni aty keni ardhur nga Kuçi. Dhe unë ju dua kaq shumë juve kuçiotëve, ju dua kaq shumë ju tepelenasve, kurveleshasve, lebërve, e di pse ju dua unë juve pa fund, se ju ia fusni shkurt fare. I fusni 12 dhe nuk merreni as me 6 as me 9. Ju e keni 1,2, 12 mirupafshim. Më tha dëgjo, se i thashë e bukur ishte kjo si lojë fjalësh por ç’lidhje ka shorti. Shorti, shorti tha, po ti e di nuk janë as 6, as 9, janë ata të dy. Derri maç. Njëri me kokë lart, tjetri me kokë poshtë. I kthejmë kështu Iliri poshtë, Saliu lart. Saliu poshtë, Iliri lartë. Kështu që kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Derrin maç ka. Të gjithë atyre që po na ndjekin, se janë shumë që po na ndjekin, i bëj thirrje të gjithë socialistëve që në këto kushte të jenë prezentë në këto takime, jo fizikisht por përmes ‘Facebook’, duke filluar nga ata në Shkodër, demokratëve të Shkodrës iu them derrin maç keni pasur 30 vjet, derrin maç do keni po nuk votuat PS dhe të gjithë ata që besojnë dhe të gjithë ata që do votojnë për premtimet e Lulit pas zgjedhjeve, derrin maç do kenë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI