Flash

"Këta janë dorë e zezë", si tallen patronazhistët e Ramës me komunitetin rom (FOTO)

Lapsi.al 17 April 2021
"Këta janë dorë e zezë", si tallen

Çmenduritë që po zbulohen dita ditës nga database që doli nga Partia Socialiste me të dhënat personale të plot 910 mijë qytetarëve vetëm në kryeqytet, nuk kanë fund.

Nëse lexon rubrikën “komente” që mbushet nga patronazhistët të cilët ditën e sotme Edi Rama i mori në mbrojtje dhe i falenderoi, gjen deri edhe racizëm naziskin ndaj qytetarëve dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë.

I mbiquajturi “mbreti i memeve”, Gent Sejko, ka bërë një denoncim të fortë këtë të shtunë duke publikuar disa komente skandaloze të patronazhistëve të Ramës për komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri. Të gjithë këta cilësohen me terma që edhe ligji dënon si; “dora e zezë”.

“Të majtë dhe racistë vetëm në Shqipëri gjen”, shkruan Sejko në foton ku pasqyrohen disa komente denigruese dhe raciste të patronazhistëve të PS për komunitetin egjiptian në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI