Flash

Nis vaksinimi i operatorëve turistikë, Rama: Të gjithë të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit

Lapsi.al 17 April 2021
Nis vaksinimi i operatorëve turistikë, Rama: Të gjithë

Ka nisur sot vaksinimi i operatorëve turistikë në të gjithë vendin, për të pasur një sezon turistik të sigurt. Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër këtë proces në Durrës, ndërsa theksoi se hotelet, duke nisur nga bregdeti, do të jenë covid-free. Ndërkohë, ministrja Manastirliu tha se janë rreth 2 mijë të regjistruar në fazën e parë për vaksinimin.

“Sot duhet të informohen edhe të tjerët qeveria është gati që të vaksinojë të gjitë personelin e strukturave hoteliere, të bregdetit si fillim. Janë ato që do të kenë dhe masën më të madhe të turizmit që do të presim. Japim garanci për turistët që do të vijnë dhe të gjejnë hotele covid-free. Të gjithë të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit.”, tha Rama.

Ndërkohë, ai bëri me dije se një tjetër kategori që do të vaksinohet janë edhe punonjësit e fasonerisë dhe transportuesit e udhëtarëve.

“Dy kategori të tjera janë punonjësit e fabrikave dhe një kategori tjetër janë transportuesit e udhëtarëve. Janë në një zonë risku të konsiderueshme. Më drejtorinë e Transportit Rrugor kemi nisur hartimin e listave për transportuesit e udhëtarëve në vend, që edhe ata të jenë të mbrojtur.”, pohoi ai.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI