Flash

Mbi tre milionë persona të vdekur me koronavirus në botë

Lapsi.al 17 April 2021
Mbi tre milionë persona të vdekur me koronavirus në botë

Numri i personave të vdekur me koronavirus, në nivel botëror, ka arritur në tre milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Këto raportime vijnë një ditë pasi udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se bota po i afrohet “shkallës më të lartë të infektimit” deri më tani.

India, vend që po përballet me valën e dytë të infektimit, ka regjistruar më shumë se 230,000 të infektuar vetëm të shtunën.

Prej shpërthimit të pandemisë janë regjistruar gati 140 milionë të infektuar me këtë virus.

Shefi i OBSH-së ka thënë të premten se “shkalla e infektimit dhe vdekjeve është duke vazhduar me ritëm shqetësues”.

Ai ka shtuar se në rrafsh global “numri i rasteve të reja brenda javës gati është dyfishuar në dy muajt e fundit”.

Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili – vendet me më së shumti të infektuar – kanë regjistruar më shumë se 1 milion të vdekur secila, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Javën e kaluar janë regjistruar mesatarisht 12,000 vdekje në ditë me koronavirus, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Megjithatë, të dhënat zyrtare mund të mos reflektojnë plotësisht numrin e saktë në shumë shtete.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI