Flash

Kërcënohet fermeri që filmoi ankesat në takimin e Partisë Socialiste në Berat(VIDEO)

Lapsi.al 5 April 2021
Kërcënohet fermeri që filmoi ankesat në takimin e

Xhimi Gjishti është 35-vjeçari që filmoi “debatin” mes drejtuesit politik të PS-së në Berat, Blendi Klosi dhe një qytetari që tha me zë të lartë se qeveria tashmë duhet të hapë krahun.

Megjithatë, Gjishti thotë se pas publikimit të videos, ai është kërcënuar nga persona që e marrin në telefon me numër privat, ku i kërkojne llogari se pse ka filmuar në takim.

"Unë e filmova për qejfin tim dhe e hodha ne një rrjet social.. Pastaj pas 2 orësh më morën në telefon me numër në privat. Më kanë fyer, dhe unë u kam thënë nqs je burrë më merr me numër. Pas dy orësh më morën prapë. Unë pastaj e fika telefonin…”

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/takimi-i-blendi-klosit-ne-berat_b7WzLUMA.mp4"][/video]

Xhimi Gjishti kërkon që ai dhe familja e tij të lihen të qetë.

“Unë s’e kam hedhur as për punë politike, unë jam një fshatar i thjeshtë, hallexhi, punoj për veten time.”

Ndërsa i pyetur nëse është përpjekur të bëjë denoncim, Gjishti tha se do mundohet t’ia dalë vetë me forcat e veta.

“Nuk dua ta bëj shumë legjendë të madhe nëpër shtet, thashë do t’ia dal me forcat e mia, nëse nuk mundem do bëj pastaj denoncimin.”

Incidenti ndodhi të dielën në takimin e zhvilluar nga Blendi Klosi me qytetarët në Urën Vajgurore në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit. Në një video të postuar në rrjet, e cila rezultoi se ishte filmuar nga 35-vjeçari Gjishti, ndërsa Klosi kërkonte mbështetje për mandatin e tretë, një qytetar dëgjohet të thotë se PS-ja nuk ka bërë asgjë dhe duhet të hapë krahun.

8 vite nuk keni bërë asgjë, lërja tjetrit, ju jeni të lodhur totalisht. Nuk jeni më për këtë punë, ka rini plot këtu.”

Të këshilluara

Aksident në Kamëz, plagosen tre fëmijë

Tre të mitur kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ndodhi në Kamzë rreth orës 14:35. Mësohet se në aksident është përfshirë mjeti me drejtues Xh. Xh., me ...

15:48

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI