Flash

Kosova aplikon masa të reja antiCovid: Kush qëndron më shumë se 24 orë jashtë vendit, hyn me test PCR-je në kufi

Lapsi.al 5 April 2021
Kosova aplikon masa të reja antiCovid: Kush qëndron më shumë

Masa të reja anti-covid kanë hyrë në fuqi në Kosovë. Shtetaseve të Kosovës iu duhet testi RT-PCR negativ gjatë hyrjes në vend, nëse qëndrojnë gjatë 24 orëve të fundit jashtë shtetit. Kështu tha në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Përjashtim nga pika 4 më lartë, bëjnë qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Kurse, në vendimin e njëjtë thuhet se “Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”.

Përjashtim nga pika 2 bëjnë personat në vijim:

3.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

3.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

3.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

Të këshilluara

Aksident në Kamëz, plagosen tre fëmijë

Tre të mitur kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ndodhi në Kamzë rreth orës 14:35. Mësohet se në aksident është përfshirë mjeti me drejtues Xh. Xh., me ...

15:48

Disa lëkundje tërmeti në vend

Lëkundje të njëpasnjëshme po regjistrohen në Shqipëri këtë të hënë. Së fundmi, Qendra Sizmologjike Evropiane, njofton se një tërmet me magnitutë 3.4 ballë të...

11:11

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI