Flash

"PS mund të mbledhë njerëz masivisht"/ Pse e bezdisin Ramën grumbullimet e Bashës?

Lapsi.al 5 April 2021
"PS mund të mbledhë njerëz masivisht"/ Pse e bezdisin

Edi Ramës me ç'duket ka filluar ti bezdisen pamjet e Lulzim Bashës rrethuar me qindra mbështetës çdo ditë në qarqe të ndryshme të vendit.

Sado po përpiqet ta shesë fabulën e të përgjegjshmit që nuk organizon tubime falë "armikut të padukshëm", Rama e kupton më së miri frymën që prodhojnë grumbullimet e Bashës anë e mbanë vendit.

Sado të shesë seriozitetin në këtë kohë fushate, ai e di se njerëzit pas tetë vitesh janë më të njohur me fasadën e tij. Narrativa që po ndjek e pengon të luajë në të njëjtën fushë beteje me Bashën. Entuziazmi që po prodhojnë grumbullimet e këtij të fundit janë emocionet që duhet të ndizen për të krijuar frymën e rotacionit.

Dhe pikërisht sepse i di të gjitha këto, Rama sot nuk u përmbajt në Pogradec dhe tha i ngrysur se nëse ka parti që mund të mbledhë masivisht njerëz, është PS, por një gjë e tillë nuk mund të bëhet në këtë periudhë pandemie.

"Për fat të keq, ka njerëz që iu duket kjo si politikë, apo dhe më keq akoma, që mendojnë se është shprehje xhelozie për turma. Pa diskutim që cdo parti politike, dhe aq më shumë një parti si e jona, mund të mbledh njerëz masivisht, por kjo nuk mund të ndodhë, në kushtet kur vaksinimi është vërtet një armë për armikun e padukshëm, por nëse nuk shoqërohet me distancim, vështirësohet”, u shpreh Rama. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Disa lëkundje tërmeti në vend

Lëkundje të njëpasnjëshme po regjistrohen në Shqipëri këtë të hënë. Së fundmi, Qendra Sizmologjike Evropiane, njofton se një tërmet me magnitutë 3.4 ballë të...

11:11

Parashikimi i motit këtë të hënë

Sipas MeteoAlb, moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare; më të dukshme ato do të paraqiten në jug dhe zonat lindore, por nuk priten reshj...

07:35

LAJM I FUNDIT/ Vrasje me armë në Shkodër

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen Dobraç të Shkodrës. Ende nuk dihet identiteti i pe...

21:31

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI