Flash

Zbardhet pasuria e Presidentes Vjosa Osmani/ Nga banesat, makina dhe borxhet

Lapsi.al 5 April 2021
Zbardhet pasuria e Presidentes Vjosa Osmani/ Nga banesat, makina dhe borxhet

Vjosa Osmani Sadriu u bë dje presidente e Kosovës. Por, cila është pasuria që ka deklaruar Vjosa Osmani në Agjencinë Kundër Korrupsionit?

Në seksionin e “Pasurisë së Paluajtshme”, znj. Osmani Sadriu ka deklaruar tetë lloje të pasurisë së paluajtshme me vlerën e përgjithshme 552 mijë e 500 euro.

Ajo ka deklaruar dy banesa, njëra prej të cilave është e papërfunduar, dhe njëra prej të cilave është e bashkëshortit të saj.

Po ashtu, ajo ka deklaruar edhe dy shtëpi, të cilat i përkasin bashkëshortit të saj. Vlera e këtyre dy shtëpive të blera me “kursime dhe kredi” është 300 mijë euro.

Janë deklaruar po ashtu edhe dy garazhe, njëri prej të cilëve i përket bashkëshortit dhe tjetri Osmani-Sadriut.

Më tej, janë paraqitur edhe 10 hektarë tokë.

Në seksionin e pasurisë së luajtshme, ajo ka deklaruar vetëm një veturë të bashkëshortit me vlerë 7 mijë euro.

Ajo del se është aksionare edhe në kompaninë “First Legal Solutions, ku ka 20 për qind të aksioneve.

Si para të gatshme, Osmani-Sadriu ka rreth 12 mijë e 400 euro, ndërsa burri i saj ka rreth 10 mijë.

Sa i përket seksionit të detyrimeve financiare, ajo ka deklaruar një borxh prej 115 mijë e 300 eurove në Lagjen Marigona Hill. Por, edhe 10 mijë euro borxh për një parcelë tokë në Lagjen e Gjelbër.

Të këshilluara

Disa lëkundje tërmeti në vend

Lëkundje të njëpasnjëshme po regjistrohen në Shqipëri këtë të hënë. Së fundmi, Qendra Sizmologjike Evropiane, njofton se një tërmet me magnitutë 3.4 ballë të...

11:11

Parashikimi i motit këtë të hënë

Sipas MeteoAlb, moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare; më të dukshme ato do të paraqiten në jug dhe zonat lindore, por nuk priten reshj...

07:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI