Flash

“Teleshëndet” Shqipëri, fol me mjekët në çdo kohë, linja e hapur 24 orë/ 7 ditë të javës

Lapsi.al 5 April 2021
“Teleshëndet” Shqipëri, fol me mjekët në

Mjekësia nëpërmjet telefonit vjen edhe në Shqipëri. Kjo është e reja e ditëve tona, konsultë me mjekun dhe deri shërbim i dhënies së recetës vetëm përmes telefonit, pa shkuar në ambulancë, pa shkuar në spital, pa shqetësuar njerëzit tuaj që shërbejnë në mjekësi, por duke iu drejtuar mjekut specialist që do të jetë 24 orë në shërbimin tuaj.

Këtë shërbim e sjell në Shqipëri për të gjithë qytetarët, kompania Sigal Uniqa Group Austria.

Kompania Sigal që është edhe kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, sjell shërbimin “Teleshëndet”, të cilin kushdo mund ta blejë dhe ta shkarkojë në telefonin e tij dhe nëpërmjet këtij aplikacioni do të ketë akses të konsultohet me mjekë të specilizuar për çdo problem shëndetësor që ka ditën dhe natën, në rrugë, në mal e kudo. Nëse ke telefonin me vete ke edhe doktorin me vete 24 orë.

Çdo klient i “Teleshëndet” mund të konsultojë përgjigjet e analizave, chek-up, grafi apo ekzaminime të tjera dhe të marrë në kohë reale këshillën që i duhet për tu bërë më mirë apo edhe recetën nëse nevojitet.

Me “Teleshëndet” çdo individ mund të kursejë para, sepse nuk i duhet të paraqitet tek mjeku për konsulta të një pas njëshme të cilat kushtojnë shumë, kursen kohë, shmang radhët dhe kontaktet me njerëzit nëpër spitale dhe klinika dhe nuk ka nevojë të shqetësojë miqtë apo ndonjë familjar që mund të ketë në fushën e mjekësisë.

Teleshëndeti është sot risia botërore. Miliona njerëz në të gjithë botën kanë zgjedhur këtë shërbim, duke patur doktorin me vete kudo nëpërmjet telefonit.

Teleshëndeti është e ardhmja, është pjesë e botës dixhitale dhe SIGAL Uniqa është gjithmonë pranë inovacioneve të reja, sepse SIGAL është gjithmonë pranë klintëve.

Klientet e SIGAL me sigurim shëndeti Gold dhe Silver e përfitojnë falas këtë shërbim. Ndërsa çdo individ tjetër mund ta blejë online këtë shërbim si dhe në të gjitha pikat e shitjes së SIGAL Uniqa.

Është më mirë ta diagnostikosh dhe parandalosh sesa ta mjekosh një sëmundje.

SIGAL është gjithmonë pararojë e shërbimeve të reja për klientët. Futuni në www.sigal.com.al dhe bli shërbimin “Teleshëndet” tani. (Artikull Promocional)

Të këshilluara

Disa lëkundje tërmeti në vend

Lëkundje të njëpasnjëshme po regjistrohen në Shqipëri këtë të hënë. Së fundmi, Qendra Sizmologjike Evropiane, njofton se një tërmet me magnitutë 3.4 ballë të...

11:11

Parashikimi i motit këtë të hënë

Sipas MeteoAlb, moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare; më të dukshme ato do të paraqiten në jug dhe zonat lindore, por nuk priten reshj...

07:35

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI