Flash

Tenderimi i Portit të Vlorës/ PD kallëzon në SPAK ministren Belinda Balluku

Lapsi.al 5 April 2021
Tenderimi i Portit të Vlorës/ PD kallëzon në SPAK ministren

Partia Demokratike e Vlorës kallëzoi sot në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, për shkelje në procedurën e tenderimit të Portit të Vlorës. Balluku akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas PD-së së Vlorës, Belinda Balluku ka skualifikuar në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin Publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim dhe gjithashtu ka pranuar ofertën e cila binte në kundërshtim me kriterin e përcaktuar në dokumentat standarte të tenderit.

“Me veprimet ose mosveprimet e kryera në procedurën e cituar më lartë janë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Të këshilluara

Disa lëkundje tërmeti në vend

Lëkundje të njëpasnjëshme po regjistrohen në Shqipëri këtë të hënë. Së fundmi, Qendra Sizmologjike Evropiane, njofton se një tërmet me magnitutë 3.4 ballë të...

11:11

Parashikimi i motit këtë të hënë

Sipas MeteoAlb, moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare; më të dukshme ato do të paraqiten në jug dhe zonat lindore, por nuk priten reshj...

07:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI