Flash

Albin Kurti refuzon vaksinat kineze të Ramës: Do marrim doza vetëm nga shtete që na kanë njohur

Lapsi.al 5 April 2021
Albin Kurti refuzon vaksinat kineze të Ramës: Do marrim doza

Kosova ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë për të vaksinuar mësuesit. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave nga çdo vend, siç e kanë edhe shtetet e tjera.

Ai është shprehur se orientimi i tyre është që vaksinat t’i pranojnë vetëm nga shtetet që e kanë njohur Kosovën, gjë që bie në kundërshtim me Kinën.

“Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej. Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi ofertave të ndryshme të cilat mund të na vinë nga shtetet mosnjohëse”, ka shtuar ai.

Ndërkohë që Shqipëria është shprehur e gatshme që të ndihmojë Kosovën në vaksinimin e mësimdhënësve, një gjë e tillë ka dështuar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në Shqipëri janë shpenzuar vaksinat e AstraZenecas dhe ato të Pfizer, prandaj kanë mbetur vetëm vaksinat kineze.

Vitia ka thënë se nuk ka pranuar që mësuesit e Kosovës të vaksinohen me vaksina kineze.

“Ne në fillim nga kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu kemi pasur ofertë gjeneroze që të vaksinohet personeli shëndetësorë në Shqipëri, ku ne do të organizonim procesin e transportit. Në ndërkohë vaksinat erdhën me kontingjentin e parë dhe vaksinimi i personelit shëndetësor më shpejt ndodhi në Kosovë dhe kam kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë që kjo të mundësohet edhe në vaksinimin e kategorive tjera. Fatkeqësisht numri i vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca janë shpenzuar, dhe kanë mbetur vetëm ato nga Kina”, ka shtuar ai.

Të këshilluara

Aksident në Kamëz, plagosen tre fëmijë

Tre të mitur kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ndodhi në Kamzë rreth orës 14:35. Mësohet se në aksident është përfshirë mjeti me drejtues Xh. Xh., me ...

15:48

Disa lëkundje tërmeti në vend

Lëkundje të njëpasnjëshme po regjistrohen në Shqipëri këtë të hënë. Së fundmi, Qendra Sizmologjike Evropiane, njofton se një tërmet me magnitutë 3.4 ballë të...

11:11

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI