Flash

Manastirliu nga Fieri: Javën që vjen kemi sërish dërgesa nga Pfizer dhe Sinovac

Lapsi.al 4 April 2021
Manastirliu nga Fieri: Javën që vjen kemi sërish dërgesa nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se javën që vjen, do të vijnë vaksina të tjera Pfizer dhe Sinovac në Shqipëri dhe do të nisë vaksinimi edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

Këtë deklaratë Manastirliu e bëri në Fier ku së bashku me kryeministrin Rama po inspektonin vaksinimin, teksa duket se Shqipëria edhe javën që vjen do të marrë ngarkesa të tjera vaksinash.

Manastirliu ka lënë të hapur mundësinë që mund të nisë vaksinimi edhe për moshat +60.

‘’Gjithë fshatrat e zonat e thella. Kemi bërë distribucion 100%. Edhe me Pfizer, dhe Sputnik. Presim java që vjen të kemi sërish vaksina të Pfizer, dhe gjithashtu edhe serinë e ardhshme të Sinovac. Hapim faqen +65, ndoshta dhe +60 me të sëmurët kronikë.’’- tha Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI