Flash

Bie nga skela gjatë punës një 55-vjeçar në Pogradec, dërgohet me urgjencë në spital

Lapsi.al 4 April 2021
Bie nga skela gjatë punës një 55-vjeçar në Pogradec,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në Pogradec.

Një punëtor 55 vjeç ka rënë nga skela dhe është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, 55-vjeçari ka qenë duke punuar në një banesë në qytet, ndërsa gjatë punës ka rënë nga skela.

55-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti në punë.

"Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

 

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI