Flash

Kosovë/ Sot mbahet seanca e radhës për zgjedhjen e presidentit

Lapsi.al 4 April 2021
Kosovë/ Sot mbahet seanca e radhës për zgjedhjen e presidentit

Do të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës një tjetër seancë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ditën e djeshme, raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit. Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.

Tre deputetë të LDK, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.

Në garë për kryetarin e shtetit janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejtja, nga mazhoranca që fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit.

 

 

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se Kuvendi do të nisë punimet në orën 17:00.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI