Flash

Meta uron besimtarët katolikë për Pashkët: Ditë më të mira do të vijnë patjetër

Lapsi.al 3 April 2021
Meta uron besimtarët katolikë për Pashkët: Ditë më

Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar besimtarët katolikë dhe ungjillorë për festën e Pashkëve. Kreu i shtetit thotë për të dytin vit radhazi, pandemia po na detyron të festojmë larg njëri-tjetrit por shumë afër shpirtirisht. Meta shprehet se vendi ka nevojë për shpresë, duke shtuar se shqiponjat duhet të kthehen në folenë e tyre.

Ai thotë se me besimin në Zot kemi gjetur forcën për të kapërcyer shumë sprova, ndërsa thekson ka ende nevojë të tregojmë më shumë vëmendje ndaj shtresave në nevojë. Presidenti i vendit shton se ditë më të mira do të vijnë.

"Me besimin në Zot dhe në solidaritet me njëri-tjetrin kemi gjetur forcën dhe kurajën për të kapërcyer sprova të panumërta në këto kohë të vështira. Jemi përpjekur të jemi më bashkëpunues për të ndërtuar një të nesërme më të mirë, më të paqtë e të begatë për njerëzit në nevojë dhe për të ardhmen e sigurt të popullit dhe të Shqipërisë tonë. Duke ju bashkuar lutjeve Tuaja për shërim sa më të shpejtë të të afërmve të prekur nga pandemia, kemi ende nevojë të tregojmë më shumë vëmendje veçanërisht ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve e të sëmurëve, fëmijëve dhe të moshuarve, të cilët meritojnë më shumë mbështetje, ndihmë konkrete, përkrahje dhe dashuri më të madhe prej nesh. Vendi ka nevojë për shpresë, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre, ku të jetojnë të qetë dhe të ndërtojnë të ardhmen e sigurt, siç na porositi Papa Françesku gjatë vizitës së Tij historike në Tiranë." thotë Meta.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI