Territori i qarkut të Kukësit është përfshirë ditën e sotme nga reshjet e borës. Mësohet se lartësia e borës në zonat malore arrin deri në 60 cm kurse në qytet 15 cm. Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-22-at-9.21.03-AM.mp4"][/video]
Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve, duke bërë pastrimin nga bora. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë , përveç rrugës që lidh Njësinë Administrative Arrë, me rrugën nacionale.