Flash

Tiranë/ Sherr me sende të forta, shpallet në kërkim 30-vjeçari

Lapsi.al 22 March 2021
Tiranë/ Sherr me sende të forta, shpallet në kërkim

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

30-vjeçari D.B,  është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me dy shtetas të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shetasin R.B,.Gjithashtu sipas policisë po punohet edhe për identifikimin për kapjen e bashkëpunëtorëve të 30-vjeçarit.

Ngjarja ka ndodhur në Yrshek, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme

 

Informacion/Tiranë

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. D., 39 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

K.,C., 36 vjeç, G. T., 51 vjeç, R. L., 40 vjeç dhe M. Q., 43 vjeç pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.

Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,  për shtetasin D. B., 30 vjeç, pasi në Yrshek, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. B.  Punohet për kapjen e D.B si dhe për identifikimin dhe gjetjen e bashkëautorëve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Moti për ditën e hënë

Moti ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta kalimtare. Mjegull/mjegullinë parashikohet në lugina në orët e mëngjesit. Era do të fryjë ...

07:19

Macron takim nesër me Ramën në Francë

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Parisit, ku do të pritet në një takim zyrtar nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Ta...

21:15

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI