Flash

Themeluesit e BioNTech-ut parashikojnë fundin e fazës së kufizimeve

Lapsi.al 22 March 2021
Themeluesit e BioNTech-ut parashikojnë fundin e fazës së

Shpikësit e vaksinës Biontech/Pfizer, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin presin që masat e kufizimit në Gjermani për shkak të pandemisë së Coronas të përfundojnë deri në vjeshtë. “Në shumë vende në Evropë dhe në SHBA në fund të verës ne ndoshta do të jemi në situatën që të mos na duhet të futemi më në mbyllje të jetës publike”, tha Sahin, i cili i dha së bashku me të shoqen një intervistë gazetës “Welt am Sonntag”. Sipas tij, do të duhet të paktën një vit para se situata të kontrollohet në të gjithë botën.

“Sigurisht që do të vazhdojë të ketë shpërthime lokale, kjo do të na shoqërojë”. Do të ketë mutacione. Por ka shumë pak gjasa që këto të përhapin ndonjë tmerr”, tha sipërmarrësi. Pastaj duhet të përshtatet vaksina. “Ne po përgatitemi për këtë sot,” tha ai. Sahin beson se virusi nuk do të zhduket. Por posa të vaksinohen rreth 70 për qind e njerëzve në Gjermani, situata ndoshta do të bëhet më e menaxhueshme.

Vaksina e Coronas e BioNTech/Pfizer

“Ne duhet të shohim nëse kemi nevojë për vaksinim çdo vit apo çdo pesë vjet”, tha Sahin. Kur u pyet nëse dikur do të ketë vetëvaksinime, studiuesi tha se nuk duhet të jetë e nevojshme. Me përfshirjen e mjekëve të familjes dhe stafit mjekësor, vaksinimi i 80 milionë njerëzve një herë në vit nuk do të jetë problem. Vaksinimi nga personeli mjekësor shërben gjithashtu për të monitoruar një reaksion të mundshëm alergjik, i cili – megjithëse rrallë – mund të ndodhë.

Së bashku me gruan e tij, Sahini themeloi kompaninë BioNTech me bazë në Mainz. Vaksina e Coronas e këtij institucioni dhe partnerit të saj amerikan Pfizer ishte e para që u miratua në Bashkimin Evropian në 21 Dhjetor. Me të në Gjermani vaksinohen që nga 27 dhjetori. Të premten, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e dekoroi çiftin e studiuesve me Kryqin Federal të Meritës për kontributin e tyre në frenimin e pandemisë së Coronas./DW

 

Të këshilluara

Moti për ditën e hënë

Moti ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta kalimtare. Mjegull/mjegullinë parashikohet në lugina në orët e mëngjesit. Era do të fryjë ...

07:19

Macron takim nesër me Ramën në Francë

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Parisit, ku do të pritet në një takim zyrtar nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Ta...

21:15

Identifikohet autori i plagosjes në Shkodër

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër, ku i plagosur ka mbetur. Mësohet se autori i plag...

21:01

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI