Flash

Sherri mes Boçit dhe Lucës/ Rama: Imagjinoni ç’do bënin ata, sikur grushtuesi i sipërmarrësit të ishte një nga ne

Lapsi.al 21 March 2021
Sherri mes Boçit dhe Lucës/ Rama: Imagjinoni ç’do

Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan nga ku po prezanton kandidatët për deputetë në këtë qark. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka komentuar mbi përplasjen mes kandidatit për deputet të PD, Luçiano Boçi, dhe biznesmenit Gjergj Luca. Rama tha se nëse grushtuesi i sipërmarrësit do të kishte qenë cilido nga anëtarët e PS-së, kundërshtarët politikë do të kishin vënë kujën.

"E pamë në Elbasan dhe ju ftoj ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi të madh, të kishte qenë cilido prej nesh prej djemve dhe burrave që janë këtu në tavolinë, grabitësi i telefonit të tij të ishte Taulanti, apo Luani, cilido qoftë çfarë do të ishte bërë. Sa e-maile dhe telefonata, e lumenj lumi do kishin derdhur nëpër Evropë dhe sa do të kishin vënë kujën. Ne e kemi të qartë se janë të dëshpëruar se e kanë të qartë që nuk kanë mundësi të kenë një shans tjetër”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI