Flash

Të inkriminuar në listat e PD-së?/ Basha: Hipokrizi, pas 25 prillit do të bëhet vetting i politikanëve

Lapsi.al 21 March 2021
Të inkriminuar në listat e PD-së?/ Basha: Hipokrizi, pas 25

Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  në një intervistë për "News 24", iu përgjigj akuzave të PS mbi kandidatët e PD, përkatësisht kandidatit në Shijak, si i lidhur me krimin. Nga Berati, lideri demokrat tha se PD-ja është hartuesja e ligjit të dekriminalizimit, ndaj sipas tij, është hipokrizi moralizimi që bëhet nga një forcë politike dhe nga një njeri që kriminalizoi forcën e tij politik. Gjithashtu, Basha theksoi se vetëm në Durrës tre kandidatë të Partisë Socialiste janë përfaqësues të bandave të Durrësit.

“Duhet të jemi fare të qartë, Partia Demokratike është hartuesja e ligjit për dekriminalizimin. Unë personalisht kam zhvendosur nga listat tona persona për shkak të indicieve në të kaluarën dhe do ta bëj këtë sa herë që të jetë e nevojshme dhe kjo është arsyeja se pse rast pas rasti kam kërkuar unë vetë verifikim nga autoritetet. Pra, është hipokrizi e madhe të presësh moralizim nga një forcë politike dhe nga një njeri që kriminalizoi forcën e tij politike. Sot, problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kriminalizimi që Edi Rama i ka bërë pushtetit dhe forcës së tij politike. Fakti që poshtë një boje të hollë emrash kryesisht anonim vazhdojmë të kemi persona me rekorde kriminale, aleatë dhe anëtarë të listës së Partisë Socialiste. Në Durrës, vetëm në Durrës, janë tre emra përfaqësues të bandave të Durrësit. Në Elbasan po kështu e kudo ju e patë në ditën e verës që jua prishi festën qytetarëve të Elbasanit ”, tha Basha.

Ndërkaq, Basha deklaroi se problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kriminalizimi, ndërsa u zotua se pas 25 prillit, nëse ai vjen në pushtet, do të bëjë vettingun e politikanëve.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI