Një shpërthim tritoli ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Burrel në banesën e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Alfred Karaj. Nga shërbimet e policisë mësohet se punonjësi i SHISH dhe familjarët e tij nuk kanë qenë në banesë në momentin kur ka shpërthyer tritoli.
Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e të vërtetës.