Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë arrestuar një 66-vjeçar i shpallur në kërkim. Nga uniformat blu njoftohet se 66-vjeçari, Prend Kola është arrestuar nga polici në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi".
"Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të ndalimit për shtetasin Prend Kola., 66 vjeç, i kapur nga sherbimet e Policisë së Shkodrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda”, njofton policia.