Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vetëm bukë e ilaçe/ Pandemia nxit shpenzime rekord për barna në tremujorin e fundit, rriten 22-26%

Lapsi.al 17 March 2021
Vetëm bukë e ilaçe/ Pandemia nxit shpenzime rekord për

Konsumi u rimëkëmb në tremujorin e fundit të vitit, për herë të parë pas pandemisë. INSTAT raportoi se shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 2,6%,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Por, të dhënat më të detajuara sipas aktiviteteve ekonomike tregojnë se rritja e shpenzimeve për konsum ka ardhur kryesisht për dy nevoja kryesore, njëra bazike për ushqime e pije, ndërsa tjetra e detyruar nga situata pandemike, duke rritur në nivele rekord blerjet e produkteve farmaceutike e mjekësore.

Në dhjetor blerjet e produkteve ushqimore e të tjera u rritën si në dyqanet e pa specializuara (ato të ashtuquajtura të lagjes), ashtu dhe në ato të specializuara (supermarkete), përkatësisht me 9 dhe 7.8%, sipas indeksit të vlerës.

Konsumi i karburanteve ka vijuar të jetë i dobët; blerjet e produkteve kompjuterike kanë rënë, pasi u rritën ndjeshëm në periudhën e karantinës; blerjet e veshjeve u rritën në tetor, për t’u ngadalësuar më muajt e mëpasshëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e shpenzimeve në tremujorin e fundit, është përqendruar kryesisht në produktet mjekësore e farmaceutike, që kanë njohur një rritje dy shifrore, shumë më të lartë në krahasim me aktivitetet e tjera ekonomike (shiko grafikun: Ndryshimet vjetore, Indekset e vlerës, tregtia me pakicë, T IV 2020).

Sipas INSTAT, indeksi i vlerës për “Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike”, u rrit me rreth 22% si në tetor ashtu dhe në nëntor, në krahasim me muajt përkatës të një viti më parë. Ndërsa në dhjetor, kur kulmoi pandemia e Covid-19, treguesi në vlerë u rrit me 26%. (Në të njëjtat nivele është rritur dhe treguesi në volum).

Të dhëna nga tregu pohojnë se pandemia ka nxitur konsumin e një baze të gjerë produktesh farmaceutike që përfshin antibiotikë, kortizonikë, antikaulgulantëve (hollues të gjakut), antiulcerozët, antiinflamatorët, grupin e suplementeve, vitaminave, antidepresantë, antiulcerozë etj., dhe një sërë preparatesh të tjera mjekësore që nevojiten për trajtimin e pandemisë.

Shumë individë po zgjedhin të trajtohen në shtëpi, çka ka rritur shpenzimet për blerjen e produkteve të nevojshme. Nga ana tjetër ka një tendencë për t’u ngarkuar me barna që në ditët e para të pandemisë, shpesh edhe pa këshillën e mjekëve, ndërsa mungon një protokoll i qartë trajtimi./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Kthjellime dhe temperatura të ulëta gjatë mëngjesit në të gjithë Shqipërinë. Duke iu afruar mesditës vranësira kalimtare shfaqen në territor, më të zhvilluara v...

07:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI