Një 18-vjeçar është arrestuar pasi së bashku me një person tjetër, ka tentuar të transportojë drejt Malit të Zi 15 shtetas nga vendet e treta. Bashkëpunëtori i tij është vënë në kërkim. Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin R. Ç., 18 vjeç dhe ka shpallur në kërkim shtetasin R. L., 23 vjeç, banues në Shkodër.
Të dy këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me dy mjete në zonën e Hotit dhe pasi kanë konstatuar mjetet e Policisë janë shkëputur nga rruga nacionale Hot-Vermosh dhe janë futur në një rrugë dytësore.